Një grua ka vdekur në Leposaviq, ndërsa rasti është duke u hetuar nga autoritetet.
Rasti është raportuar më 9 shtator, rreth orës 07:00. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.