Dogana dhe Policia zbulojnë mbi dy kilogramë marihuanë në një autobus në Vërmicë

Dogana në bashkëpunim me Policinë kanë parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit të substancave narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll fizik një autobus me udhëtarë dhe kanë kryer kontrolle të automjetit dhe bagazheve.

“Gjatë intervistimit, njëri prej udhëtarëve, i pyetur nga zyrtarët doganorë nëse kishte ndonjë mall apo send për të deklaruar, nuk ka deklaruar asgjë. Megjithatë, gjatë kontrollit fizik të çantës së krahut të udhëtarit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një qese plastike që përmbante një substancë të dyshuar si narkotike. Pas peshimit, sasia e substancës së dyshuar ka rezultuar të jetë 2.162 kilogramë marihuanë”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të kontrollit të mëtejshëm, autobusi është kontrolluar edhe përmes skanerit, me ç’rast nuk janë evidentuar parregullsi të tjera.

Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa personi dhe substanca e dyshuar janë proceduar më tej tek organet kompetente për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme ligjore.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika