Zjarri i shtatë ndizet në Karadak: UÇK-ja na bashkon, liri për çlirimtarët

Në Zonën Operative të Karadakut, zonën e shtatë dhe të fundit, është përmbyllur aktiviteti “Zjarri i Lirisë”, i cili gjatë ditëve të fundit ka bashkuar shtatë zonat operative të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ish-ushtarë dhe bashkëluftëtarë të UÇK-së, veteranë, familje të dëshmorëve dhe qytetarë të Karadakut u bashkuan për të përcjellë mesazhin e njëjtë që është dëgjuar nga të gjitha zonat operative: lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe historia e saj duhet të mbrohet me dinjitet.

Nga Karadaku u kërkua drejtësi dhe liri për çlirimtarët që ndodhen në Hagë, ndërsa u ritheksua nderimi për sakrificën dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar liria e Kosovës.

Me Karadakun përmbyllet rrugëtimi i “Zjarrit të Lirisë” nëpër shtatë zonat operative të UÇK-së – një aktivitet që bashkoi bashkëluftëtarë, familje të dëshmorëve dhe qytetarë rreth kujtesës, solidaritetit dhe kërkesës për drejtësi.

Shtatë zona. Shtatë zjarre. Një luftë. Një histori. Një kërkesë për drejtësi.

Nga Karadaku, mesazhi përmbyllës është i qartë:

Liri për çlirimtarët. Nderim për UÇK-në.

Tash, të gjitha rrugët çojnë drejt Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Më 12 shtator, marshojmë bashkë. Për lirinë. Për çlirimtarët. Për UÇK-në.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika