Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë në “Marshin për Liri”, duke thënë se tubimi është një manifestim solidariteti dhe mbështetjeje për të gjithë kontribuuesit për lirinë e Kosovës.
Haziri tha se, në pritje të verdiktit në Hagë, qytetarët duhet të jenë të bashkuar dhe pa dallime ideologjike.
“Një solidaritet për drejtësi, për mbështetje të krejt kontribuuesve për lirinë e Kosovës. Sot, në pritje të verdiktit, duke besuar në drejtësi, duhet manifestuar të gjithë bashkë, pa dallime ideologjike. Ashtu siç ka qenë UÇK-ja, një uniformë, një strukturë, një komandë, një ushtri, një qëllim për liri dhe pavarësi”, deklaroi Haziri.