Nis seanca në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për dëbimin e mijëra shqiptarëve nga Kosova gjatë viteve 1998-’99

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës së viteve 1998-’99.

Me 01.07.2026 ishte paraparë të mbahej shqyrtimi fillestar lidhur me këtë rast, por që kishte dështuar për shkak të mungesës së avokatve.

21 të akuzuarit nga Prokuroria Speciale po akuzohen se gjatë muajve janar-qershor të vitit 1999 gjatë konfliktit të armatosur dhe luftës në Kosovë kanë ushtruar autoritet dhe kontroll efektiv mbi forcat që vepronin nën përgjegjësinë e tyre.

Sipas aktakuzës, 21 të akuzuarit kanë qenë në dijeni dhe kanë pasur informacione që kanë pasur në dispozicion, raporteve operative, komunikimeve të brendshme, dhe prezecës nëpër zona kanë qenë në njohuri të mjaftueshme për të ditur se në forcat nën komandën ose kontrollën e tyre po kryeheshin veprime që përfshinë shkatërrimin e pronës, djegien e shtëpive dhe objekteve të infrastrukturës civile, përndjekjen dhe ndalimin arbitrar të personave në baza etnike, përfshirë sulme të armatosura ndaj fshatrave dhe qyteteve të banuara me popullsi civile shqiptare me qëllim të zhvendosjes me dhunë.

Sipas aktakuzës, këto veprime të të akuzuarve në fund rezultuan me organizmin e kolonave të detyruara të civilëve shqiptarë me qëllim dëbimin nga Kosova drejt kufijve shtetërorë në drejtim të Republikës së Shqipërisë dhe Maqedonisë, që në përgjithësi ishin rreth 862,979 civilë të dëbuar.

Sipas aktakuzës të pandehurit nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme dhe të arsyeshme që ishin në kompetencë dhe përgjegjësinë e tyre për të parandaluar kryerjen e ketyre veprimeve, për t’i penguar autorët ose për të raportuar aktet e kundërligjshme tek autoritetet përkatëse.

Sipas aktakuzës, të pandehurit e lartëcekur akuzohen se kanë kryer veprën penale – krime lufte kundër popullatës civile./EO

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika