Çitaku për Flora Brovinën: Një grua e jashtëzakonshme, trime, intelektuale dhe fisnike

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-deputetes dhe veprimtares Flora Brovina, duke e kujtuar atë me fjalë të veçanta.

Çitaku e ka përshkruar Brovinën si një grua të jashtëzakonshme, trime, intelektuale dhe fisnike, e cila, pavarësisht vuajtjeve që kishte përjetuar, sipas saj, kishte ruajtur gjithmonë mirësinë.

“Na paska lënë Flora Brovina. Një grua e jashtëzakonshme. Trime, intelektuale, fisnike. Një grua që, edhe pasi kishte kaluar nëpër aq shumë vuajtje, rezatonte vetëm mirësi”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka kujtuar edhe takimin e parë të Brovinës me Hashim Thaçin dhe pjesëtarë të UÇK-së, pas lirimit të saj nga burgjet serbe.

“Djemtë e mi, sa më paska marrë malli për ju. Edhe më të bukur se në TV po më dukeni. Me ju jam gjithmonë”, ka qenë shprehja që Çitaku ia ka atribuar Brovinës.

“E ngrohtë, e guximshme, e pathyeshme. Me një dashuri të pakushtëzuar për Kosovën dhe njerëzit e saj”, ka shkruar më tej Çitaku.

Në fund, ajo ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Brovinës, duke thënë se Kosova do ta kujtojë me nder dhe mirënjohje.

“Dritë të pastë shpirti, Flora Brovina. Kosova do të të kujtojë me nder e mirënjohje”, ka shkruar Çitaku.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika