Drejtoria e Arsimit në Prishtinë kërkon që nesër ora e parë e mësimit t’i kushtohet luftës së UÇK-së

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës u është drejtuar me një kërkesë të gjitha shkollave të kryeqytetit, që nesër ora e parë mësimore t’i kushtohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, historisë së luftës për çlirim dhe kontributit të çlirimtarëve për liri e shtetndërtim.

Sipas kërkesës së sotme, Drejtoria e Arsimit kërkon që nxënësit të trajtojnë në mënyrë të përshtatshme për moshën e tyre rëndësinë e luftës së UÇK-së, sakrificën e qytetarëve dhe të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës, njofton Dukagjini.

Po ashtu, kërkohet që gjatë kësaj ore të trajtohen edhe proceset gjyqësore në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë vendimin që pritet të merret nesër.

“Qëllimi i kësaj ore është që nxënësit të njihen me historinë e afërt të vendit tonë dhe të reflektojnë mbi rëndësinë e lirisë, paqes dhe kujtesës historike”, thuhet në kërkesën e Drejtorisë së Arsimit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika