Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor një shtetas të Serbisë, pasi gjatë kontrollit dyshohet se ka paraqitur patentë shoferi të falsifikuar.
Sipas njoftimit policor, dokumenti është konfiskuar për ekzaminim.
“Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë, pasi që gjatë kontrollit kishte prezantuar patentë shoferin i cili dyshohet të jetë i falsifikuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.