Dënimi i Speciales, nesër protestë gjithëpopullore në Prishtinë

Protestë gjithëpopullore kanë thirrur organizatat e dala nga lufta. Ky ka qenë vendimi që është marrë pas një mbledhje ku u diskutuan hapat për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale për ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa u treguan edhe planet për protestën.

Verdikti që Specialja u shqiptoi bashkëluftarëve, i bëri bashkë edhe një herë tjetër.

Organizatat e dala nga lufta, një ditë pas Hagës, diskutuan hapat për të kundërshtuar aktgjykimin dënues për katërshen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pikat e rendit të ditës e vendimet që u morën në takimin me dyer të mbyllura u shpalosën pas një ore e gjysmë, në konferencë për media.

“Ju bëjmë me dije që në takimin që e mbajtëm pak më herët morëm vendim që të thërret protestë gjithëpopullore nesër në orën 12:00 në sheshin “Skenderbeu””, ka thënë Syla.

Syla bëri të ditur edhe vendimet tjera që morën.

“Kësaj padrejtësie shoqatat e dala nga lufta do t’i përgjigjen me një iniciativë me krijimin e një këshilli koordinues kombëtarë dhe të një platforme ku do të përfshihen edhe Shqipëria e shqiptarët tjerë që punojnë në vise tjera”, ka shtuar Syla.

Xhavit Jashari nga Shoqata e familjeve të dëshmorëve pati edhe një thirrje.

“Do tu bëj thirrje edhe atyre familjeve që të reagojnë, në këtë rast i bëj thirrje të Bejadin Hallaqit i cili në të gjitha dokumentet që posedon shoqata është dëshmor i kombit”, ka thënë Jashari.

Nga Ogranizata e Veteranëve të Luftës kanë bërë thirrje që protesta e së premtes të jetë e qetë dhe paqësore.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika