Menjëherë pasi trupi gjykues shpalli vendimin ndaj ish krerëve të UÇK-së, një tjetër vendim i rëndësishëm u nënshkrua.
Kryetari i trupit gjykues ka lëshuar urdhër për dëmshpërblimin e viktimave që janë pranuar në këtë çështje gjyqësore, dhe përmes këtij urdhri janë përcaktuar afatet kohore.
Në arsyetimin e tij, Paneli ka vlerësuar se referimi i viktimave në gjykatat e Kosovës për padi civile për zhdëmtim mund të rrezikojë masat mbrojtëse të vendosura nga Dhomat e Specializuara dhe të ndikojë negativisht në të drejtën e tyre për zhdëmtim.
“Procedurat gjyqësore civile në Kosovë nuk ofrojnë mundësi të përshtatshme që viktimat në çështjen aktuale të kërkojnë dëmshpërblim adekuat dhe në kohë. 34 Mbrojtësi i Viktimave thekson faktin se ekspertët në çështjen *Mustafa* kanë deklaruar se, nëse viktimat e krimeve që bien nën juridiksionin e Dhomave të Specializuara (DHS) do të kërkonin kompensim para gjykatave civile në Kosovë, ato mund të përballeshin me një sërë vështirësish, si ligjore ashtu edhe praktike.”
Në urdhrin e trupit gjykues, është arsyetuar kjo me faktin se një numër i madh i viktimave nuk janë të nacionalitetit shqiptar.
“Paneli vëren më tej pretendimin e mbrojtësit t të Viktimave se shumë viktima pjesëmarrëse në rastin aktual janë serbë, jetojnë jashtë Kosovës ose kanë status të mbrojtur në vende të treta. Paneli gjithashtu kujton se ka gjetur, se vazhdon të ketë një klimë të përhapur frike dhe kërcënimi në Kosovë kundër dëshmitarëve ose dëshmitarëve të mundshëm të Gjykatës së Lartë, familjeve të tyre dhe, në përgjithësi kundër atyre që ofrojnë informacione në hetime ose ndjekje penale të krimeve që dyshohet se janë kryer nga ish-anëtarë të UÇK-së.”
Gjatë procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, janë pranuar 156 viktima.
Në rastin e Salih Mustafës, gjykata kishte vendosur që shuma e dëmshpërblimit të viktimave të jetë 207 mijë euro, e në rastin e Pjetër Shalës, 208 mijë euro.