Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është deklaruar lidhur me raportimet se kjo parti pritet të dorëzojë sot në Kuvend propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Hoxhaj ka thënë se fillimisht duhet të mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa ka deklaruar se personalisht është i gatshëm të ndërmarrë hapa konkretë në Kuvendin e Kosovës lidhur me Gjykatën Speciale.
“Duhet të mbahet një mbledhje me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës. Ndërsa, nëse më pyesni për qëndrimin tim personal, qëndrimi im personal është se nënshkrimi im është i pari për të marrë hapa konkretë për ta zhvlerësuar Gjykatën në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Hoxhaj.