Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka reaguar ndaj deklaratës së Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deklaroi se Dhomat e Specializuara janë “organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur”.
Kos kishte thënë se vendimi lidhet me “përgjegjësi individuale dhe drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.
Marta Kos: Vendimet e Speciales duhet të respektohen
Mishetiq ka kundërshtuar vlerësimin e Kos për paanshmërinë e Dhomave të Specializuara, duke thënë se kjo çështje ende duhet të përcaktohet në rastin e Thaçit.
“Nëse Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vepruar në mënyrë të paanshme në rastin e Thaçit, kjo ende mbetet të përcaktohet. Nuk i takon Marta Kosit që ta paragjykojë këtë çështje”, ka shkruar Mishetiq.
Ai ka bashkëngjitur një raport të Komitetit të Avokatëve për të Drejtat e Njeriut të Anglisë dhe Uellsit, i cili, sipas tij, vë në pikëpyetje paanshmërinë e gjyqtarëve të trupit gjykues.
Whether the Kosovo Specialist Chambers has acted impartially in Mr Thaci’s case is yet to be determined. It is not for Marta Kos to prejudge that issue. The Bar Human Rights Committee of England and Wales has questioned the impartiality of the trial judges in the case. You can… https://t.co/9MLsJ37cJp
— Luka Misetic (@MiseticLaw) September 18, 2026
Raporti kishte identifikuar probleme serioze në mbrojtjen e garancive procedurale, veçanërisht lidhur me të drejtën për një gjykim të drejtë, transparent dhe të paanshëm.
Në raport, ndër të tjera, ishte konstatuar se mandati i Dhomave të Specializuara kishte pasur devijim nga qëllimi fillestar.
Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, më 16 shtator kishte kërkuar që vendimi i Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së të respektohet.