Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, e ka quajtur EULEX-in “dorë të zgjatur” të Gjykatës Speciale në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Behrami ka kërkuar që mandatit të EULEX-it t’i jepet fund urgjentisht.
“EULEX-i është dora e zgjatur e Gjykatës Speciale në Kosovë. Mandatit të EULEX-it duhet t’i jepet fund urgjentisht. Institucionet dhe qytetarët duhet ta refuzojnë EULEX-in”, ka shkruar ai.