Ordinanca “Dent Line” dhe SOS Fshati kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës fëmijëve nën përkujdesjen e SOS Fshatit do t’u ofrohen falas të gjitha shërbimet stomatologjike.
Lajmin e ka bërë të ditur stomatologu Metë Shatri, i cili përmes një postimi ka njoftuar se marrëveshja është nënshkruar sot.
Sipas Shatrit, qëllimi i këtij bashkëpunimi është sigurimi i kujdesit të vazhdueshëm dhe cilësor për shëndetin oral të fëmijëve nën përkujdesjen e SOS Fshatit.
“Bashkë për buzëqeshjen e fëmijëve!”, ka shkruar Shatri në fund të postimit.