Krim brenda familjes në Tiranë, burri vret me thikë gruan

Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë të shtunë në Tiranë, në zonën pranë Zogut të Zi, ku një grua dyshohet se është sulmuar me thikë nga bashkëshorti i saj.

Gruaja është dërguar me urgjencë në spital pas plagëve të marra, por fatkeqësisht ka humbur jetën.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas ndërhyrjes së Policisë është arrestuar në Kamëz.

Sipas të dhënave paraprake, dy bashkëshortët kanë pas probleme edhe me herët. Gjatë momentit të ngjarjes kanë qenë në banesë dy të mitur dhe dhëndri, i cili jetonte në shtëpinë e tyre. Ata janë marrë në pyetje nga Policia për rrethanat e krimit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe motivet që kanë çuar në konfliktin mes çiftit.

“Rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën. Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika