Veliaj propozon shpalljen e ish-krerëve të UÇK-së si ‘Qytetarë Nderi të Tiranës’

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar se do t’i propozojë Këshillit Bashkiak që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të shpallen Qytetarë Nderi të Tiranës.

Veliaj, mes tjerash, ka thënë se vendimi dënues i dhënë në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së e ka tronditur thellë, njofton Dukagjini.

Ai ka theksuar se procesi juridik duhet të vazhdojë sipas procedurave dhe standardeve të drejtësisë, por ka thënë se shqiptarët kanë përgjegjësi për të ruajtur kujtesën historike.

“Por ka momente në jetën e një njeriu kur drama e tij personale bëhet e vogël, përpara një çështjeje kombëtare”, ka shkruar Veliaj.

Duke folur për historinë e Kosovës, ai ka përmendur represionin, dëbimet, humbjen e jetëve dhe sakrificat e popullit të Kosovës, duke theksuar rolin që UÇK-ja ka pasur në këtë histori.

“Në atë histori, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka vendin e saj të lavdishëm, sikurse ushtarët e saj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi”, ka deklaruar Veliaj.

Veliaj ka thënë se vendimi për t’i propozuar për titullin “Qytetar Nderi” nuk synon të zëvendësojë drejtësinë me politikën.

“Sigurisht jo për ta zëvendësuar drejtësinë me politikën. Jo për t’i treguar një gjykate se çfarë duhet të vendosë. Por për të ushtruar të drejtën e qytetit tonë për të shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e vet për kontributin e tyre historik në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë”, ka shkruar ai.

Ai u ka bërë thirrje edhe kryetarëve dhe këshillave bashkiakë të qyteteve të tjera shqiptare që të ndjekin të njëjtën nismë.

“Le t’u tregojmë familjeve të tyre se nuk janë vetëm. Le t’u tregojmë shqiptarëve të Kosovës se Shqipëria nuk e harron Kosovën”, ka thënë Veliaj.

Në fund të mesazhit, kryetari i Bashkisë së Tiranës u është drejtuar drejtpërdrejt Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, duke thënë se procesi juridik do të vazhdojë, por edhe kujtesa historike do të ruhet.

“Procesi juaj juridik do të vazhdojë. Drejtësia do të ndjekë rrugën e saj. Por edhe kujtesa jonë do të ndjekë të vetën”, ka shkruar Veliaj.

Ai ka përfunduar duke thënë se katër ish-krerët e UÇK-së “duhet dhe do jenë nderi i kryeqytetit tonë, Tiranës”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika