Ledri Vula dhe Bekim Shyti sonte i drejtohen qytetarëve në protestën “Jo në emrin tim”

Këngëtari Ledri Vula dhe veterani i luftës, Bekim Shyti, do t’i drejtohen sonte qytetarëve në protestën “Jo në emrin tim”, e cila do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sipas programit të protestës, Ledri Vula do të mbajë një fjalim para qytetarëve, ndërsa Bekim Shyti do të paraqitet me “Betimin e ushtarit” dhe do të mbajë gjithashtu një fjalim.

Gjatë mbrëmjes pritet t’u drejtohet qytetarëve edhe organizatori i protestës, Çlirim Haziri.

Në program janë përfshirë edhe Vlora Jashari dhe Erdi Mirena.

Protesta është paralajmëruar të nisë në orën 21:00 në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimin e mobilizimit qytetar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika