Flamuri gjigant kuqezi, me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është shpalosur në protestën në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.
Në protestë janë mbledhur qytetarë të shumtë të moshave të ndryshme, nga të rinj e deri te të moshuar, ndërsa të pranishëm janë edhe figura publike dhe përfaqësues politikë.
Protestuesit po shprehin mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së, në kuadër të protestës kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Nata e pestë e protestës “Jo në emrin tim”, qytetarët mblidhen në sheshin e Prishtinës