Qeveria e Norvegjisë ka njoftuar se do të ndajë edhe 125 milionë korona norvegjeze ose rreth 13.17 milionë dollarë, në ndihmë të territoreve të pushtuara palestineze.
Fondet do të kanalizohen përmes Kombeve të Bashkuara dhe Bankës Botërore dhe do të përfshijnë edhe mbështetje për buxhetin e sektorit publik, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.
Ministri i Jashtëm norvegjez, Espen Barth Eide, tha se nevoja për mbështetje ndërkombëtare për palestinezët është më e madhe se kurrë.
Ai gjithashtu kritikoi aktivitetet e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Norvegjia e njohu shtetin palestinez në vitin 2024 dhe aktualisht kryeson grupin ndërkombëtar të donatorëve për palestinezët.
Sipas qeverisë norvegjeze, vendi pritet të ofrojë rreth 1 miliard korona norvegjeze në ndihmë për palestinezët gjatë vitit 2026.