Milan Radoiçiq i kërkuar për sulm terrorist e për krime lufte në Kosovë, vazhdon të jetë i lirë

Për dallim nga përvjetorët e kaluar të sulmit terrorist në Banjskë, në këtë përvjetor tashmë ka një dënim nga Shkalla e Parë e Gjykatës për fajtorët, por jo për të gjithë. Kreu i grupit Milan Radoiciq vazhdon të jetë i lirë, derisa dosjes kriminale të tij, i është shtuar edhe akuza për krime lufte.

Lideri i grupit terrorist, Milan Radojçiq

Emri i Milan Radoiciq përmendet 160 herë në aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, për rastin e sulmit terrorist në Banjskë.

Por, dënimi i shqiptuar për këtë sulm nuk është ndaj tij.

Radoiçiq akuzohet nga Prokuroria Speciale, se qëndroi në krye të sulmit terrorist që ndodhi tre vjet më parë, sulm në të cilin u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku e u lënduan dy zyrtarë policor.

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me burgim të përjetshëm Blagoje Spasojevicin dhe Vladimir Toliqin, e Dusan Maksimoviq është dënuar me 30 vjet burgim, për sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023.

Megjithatë përvec Radoiciqit, që arriti të ikte nga territori i Kosovës, edhe 41 persona të tjerë vazhdojnë të jenë të paarritshëm për institucionet e Kosovës.

Por, planifikimi e organizimi i sulmit terrorist në veri të vendit, nuk është e vetmja akuzë që rëndon mbi Radoiciqin, dhe nga gushti i këtij viti, akuzohet së bashku me 19 persona të tjerë për pjesëmarrje në vrasjen e 107 civilëve në Gjakovë gjatë luftës.

Fletarresti për të njëjtit nga gjyqësori ishte lëshuar në prillin e vitit 2025.

Derisa, gjykimi i Radoiciqit dhe të tjerëve në Kosovë duket larg, pikërisht në tre vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, ambasada e shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ritheksuar thirrjen që autorët e sulmit në Banjskë të mbahen përgjegjës.

“Bashkohemi me Kosovën për të nderuar zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator 2023. Ritheksojmë thirrjen tonë që autorët të mbahen përgjegjës.”

Ndërkohë që ajo e Britanisë së Madhe, në Kosovë e pati një thirrje direkte për Serbinë.

“Tre vjet pas sulmit tragjik në Banjskë, kujtojmë zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun, i cili humbi jetën në shërbim të vendit të tij. Nderojmë guximin dhe profesionalizmin e treguar nga Policia e Kosovës në reagimin ndaj sulmit dhe në rikthimin e sigurisë, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të prokurorëve të Kosovës për të vendosur drejtësinë. Llogaridhënia mbetet thelbësore. Përgjegjësit, përfshirë Milan Radoiçiçin, ende nuk janë përballur me drejtësinë. I bëjmë sërish thirrje autoriteteve serbe që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar që autorët të mbajnë përgjegjësi, pa vonesa të mëtejshme.”

E ambasadori i Gjermanisë në Kosovë ka bërë homazhe pranë varrit të heroit Afrim Bunjaku, derisa ka bërë thirrje që drejtësia të vihet në vend pa vonesa.

Radoiciq kishte jetuar në të kaluarën në Kosovë, i njëjti ishte biznismen e nënkryetar i Listës Serbe, pozitë nga e cila u largua pas sulmit terrorist.

Tani gjendet në Serbi, me vendbanim në një prej lagjeve më luksoze të Beogradit, e mediat atje raportojnë për përfshirje të shpeshta të tij dhe grupit të tij në mbrojtje të presidentit Serb, VUçiq, por edhe ofrimin e sigurisë për të e Zvonko Veselinoviqin nga pjesëtarë të xhandarmërisë serbe.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika