Një burrë është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë të Veriut, pasi dyshohet se kishte pësuar sulm në zemër, por ka ndërruar jetë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25 shtator, rreth orës 15:00, në Zveçan.
Stafi mjekësor ka bërë përpjekje për ta rikthyer në jetë, por viktima nuk ka arritur të mbijetojë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është duke u hetuar si “Hetim i vdekjes”.