Dy persona arrestohen për tentim vrasje që ka ndodhur më 20 shtator në Skenderaj

Dy persona janë arrestuar në lidhje me një rast të vrasjes në tentativë, i cili ka ndodhur më 20 shtator në Skenderaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 22:20.

Pesë ditë më vonë, më 25 shtator, Policia ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj, shtetas të Kosovës.

Me vendim të gjykatës, të dyshuarit janë dërguar në paraburgim.

Të fundit nga rubrika