Vuçeviq ashpërson retorikën pas arrestimit të 9 serbëve të dyshuar për krime lufte: Nuk do të qëndrojmë të heshtur

Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Millosh Vuçeviq, ka reaguar me akuza të ashpra ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës pas arrestimit të nëntë personave në Zubin-Potok, të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile, përkatësisht të ”rastit të Intelektualëve’’.

Arrestimet u kryen sot (e diele) në mëngjes, gjatë një operacioni të Policisë së Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale. Sipas njoftimit të Prokurorisë, operacioni u zhvillua në kuadër të hetimeve për krime lufte.

Vuçeviq i cilësoi arrestimet si “terror” ndaj serbëve dhe e akuzoi kryeministrin r Kosovës, Albin Kurti se po përpiqet të krijojë frikë te banorët serbë.

‘’Bastisja e sotme në mëngjes nga falangat e armatosura të policisë në shtëpitë serbe në Zubin Potok, në festën e madhe të Pashkëve, është një vazhdim i politikës së turpshme të spastrimit etnik dhe persekutimit të hapur të gjithçkaje serbe në Kosovë dhe Metohi’’, ka thënë Vuçeviq.

Ai ka pretenduar se akuzat për krime lufte janë të sajuara dhe se arrestimet synojnë të largojnë vëmendjen nga aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Ne po i themi Prishtinës dhe bashkësisë ndërkombëtare se askush nuk do ta trembë popullin serb dhe se nuk do ta vëzhgojmë në heshtje hakmarrjen dhe gjuetinë sistematike të serbëve në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Vuçeviq, duke shtuar se të arrestuarve do t’u ofrohet ndihmë juridike.

”Partia Progresive Serbe dhe shteti i Serbisë qëndrojnë fort pranë familjeve të të arrestuarve’’, është shprehur ai duke shtuar se do ju ofrojnë ndihmë juridike të arrestuarve.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika