Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas marshimit të mbajtur në Shkup në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se marshime të ngjashme janë mbajtur edhe në Prishtinë dhe qytete të tjera, me kërkesën për “liri për çlirimtarët”.
“Liri për çlirimtarët! Liri për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar Ahmeti.
Ai ka deklaruar se, sipas tij, luftëtarët e UÇK-së nuk mund të gjykohen mbi akuza që i cilëson si të fabrikuara dhe narrativa të ndërtuara nga Beogradi e Moska.
“Drejtësia duhet të mbështetet në të vërtetën, në fakte dhe në një proces të drejtë”, ka shkruar Ahmeti.
Sipas tij, pjesëmarrësit në marshime në Shkup, Prishtinë dhe qytete të tjera kanë përcjellë kërkesën për drejtësi dhe liri për ish-pjesëtarët e UÇK-së.