Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se burrat e arrestuar të dielën pranë bazës ajrore britanike RAF Fairford po planifikonin të shkaktonin “dëme të mëdha”.
Duke folur për gazetarët, Trump tha se personat ishin nën hetim prej një kohe të gjatë dhe se autoritetet amerikane kishin bashkëpunuar me palën britanike për arrestimin e tyre.
“Ne i kishim nën hetim. Ata po planifikonin të shkaktonin dëme të mëdha në bazën tonë dhe bashkëpunimi me britanikët funksionoi shkëlqyeshëm”, tha Trump.
Ai shtoi se nuk ishte i sigurt nëse në operacion kishte marrë pjesë Scotland Yard, por theksoi se autoritetet amerikane kishin bashkëpunuar me një numër të madh zyrtarësh britanikë.
“I kishim nën vëzhgim për një kohë të gjatë dhe i kapëm”, tha Trump, duke e cilësuar bashkëpunimin me Britaninë si “një punë të jashtëzakonshme”.