Austria ka thelluar epërsinë ndaj Kosovës në 3:0, në minutën e 61-të të ndeshjes.
Golin e realizoi Carney Chukwuemeka, i cili përfitoi pas aksionit të nisur nga Wanner dhe Kalajdzic.
Portieri i Kosovës nuk arriti ta ndalte topin, ndërsa Chukwuemeka reagoi shpejt dhe e dërgoi atë në rrjetë.
Portieri Aro Muric është larguar nga ndeshja pas një lëndimi, dhe u zëvendësua nga Amir Shaipi.
Kosova tashmë është në disavantazh prej tre golash ndaj Austrisë.