Aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Kaçanik

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj A.D., për veprat penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më 9 mars 1999, në fshatin Ivajë dhe fshatrat përreth të Komunës së Kaçanikut, i pandehuri A.D., në cilësinë e zyrtarit policor në Stacionin Policor në Kaçanik, dyshohet se, në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar, pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka kryer veprime që përfshijnë torturë, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë dhe dëbim të popullsisë civile shqiptare, njofton Dukagjini.

“Forcat në fjalë fillimisht e kanë rrethuar fshatin Ivajë dhe më pas i kanë detyruar banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre, të cilat më pas dyshohet se janë djegur dhe shkatërruar.
Sipas aktakuzës, burrat ishin ndarë nga gratë, ku ishin dërguar në Stacionin Policor në Kaçanik, më pas 78 prej tyre janë liruar, ndërsa 13 janë ndaluar për t’u marrë në pyetje dhe dyshohet se janë rrahur dhe torturuar nga i pandehuri A.D. dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar”, thuhet në njoftim.

Lënda është dorëzuar për shqyrtim në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ndërsa i pandehuri ndodhet në paraburgim.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika