Sulmet ruse godasin infrastrukturën energjetike, katër të vrarë në Kiev

Sulmet me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Kievit dhe zonave përreth kanë lënë të vrarë katër persona, kanë dëmtuar infrastrukturën energjetike dhe kanë mbuluar kryeqytetin ukrainas me tym, njoftuan zyrtarët ukrainas të mërkurën.

Dy gra dhe një fëmijë 14-vjeçar humbën jetën gjatë sulmeve të natës në kryeqytet dhe në një qytet në periferi veriore të Kievit. Një person tjetër u vra të mërkurën në një sulm ndaj një magazine në Kiev, bëri të ditur kryetari i kryeqytetit, Vitali Klitschko, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Ukraina po përgatitet për një tjetër valë sulmesh ndaj objekteve të energjisë dhe ngrohjes gjatë dimrit. Vitin e kaluar, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të energjisë dhe ngrohjes në qytete të tëra, duke i lënë ato në errësirë dhe të ftohtë për ditë ose javë.

Rusia e ka pranuar kryerjen e sulmit masiv gjatë natës, duke pretenduar se ka goditur një qendër të të dhënave në Kiev që mbështet forcat e armatosura ukrainase, disa centrale energjetike në rajonin e Kievit, një kompleks industrial në rajonin e Odesës dhe infrastrukturën portuale në Izmail.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia kishte përdorur raketa kundër anijeve dhe raketa balistike, si dhe 188 dronë. Sipas tyre, janë interceptuar pesë raketa dhe 155 dronë.

Kompania energjetike DTEK nuk dha detaje për dëmet në infrastrukturën energjetike të Kievit, por njoftoi se ekipet e saj kanë rikthyer furnizimin me energji për rreth 8 mijë familje.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika