Ambasadorët e Francës dhe Austrisë refuzojnë të japin qëndrim për aktgjykimin e Hagës

Deklarimi i një dite më parë i ambasadorit të Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, sa i përket aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shkaktoi shumë reagime. Por, të mërkurën për aktgjykimin, nuk kanë pranuar të deklarohen ambasadorët e Francës dhe Austrisë në Kosovë.

Aktgjykimin dënues të Dhomave të Specializuara për katërshen e UÇK-së, e komentoi edhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas tij, dënimet e fundit në Hagë kanë të bëjnë me “krime individuale”.

Një deklaratë si kjo nxiti më pas reagime nga anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kaq lirshëm për këtë temë, të paktën jo këtë të mërkurë, nuk foli ambasadori i një shteti tjetër, atij të Francës, Jean-François Huchet.

Diplomati francez nuk u përgjigj në pyetjen e Dukagjinit sa i përket mendimit që ka mbi aktgjykimin dënues.

“Jo më vjen keq, jam duke hyrë në konferencë”.

Njëlloj, pyetjes iu shmang edhe ambasadori austriak në Kosovë, Georg Schnetzer.

“Nuk është temë e kësaj konference. Më vjen keq, jo në këtë ambient”.

Këto deklarime dyshja i dha duke hyrje në një aktivitet që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë./TVDUKAGJINI

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika