Dy kompani amerikane dorëzojnë oferta për ndërtimin e baterive energjetike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se dy kompani amerikane kanë dorëzuar ofertat për projektimin dhe ndërtimin e sistemeve të baterive për ruajtjen e energjisë në Kosovë.

Sipas Rizvanollit, tani pritet procesi i vlerësimit të ofertave, ndërsa synohet që ndërtimi i projektit të nisë gjatë vitit të ardhshëm.

Bateritë do të kenë kapacitet të përgjithshëm prej 340 MWh dhe do të ndërtohen në Istog dhe Ferizaj.

Projekti është pjesë e Programit Kompakt, me vlerë 236.7 milionë dollarë, i bashkëfinancuar nga Shtetet e Bashkuara përmes Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) dhe Qeverisë së Kosovës.

Rizvanolli ka falënderuar partnerët amerikanë, MCC-në dhe ekipin e MCA-Kosovës për angazhimin në realizimin e projektit, të cilin e ka lidhur me forcimin e sigurisë energjetike të Kosovës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika