Ukraina godet një objekt nafte në rajonin Samara të Rusisë, pavarësisht presionit të Trumpit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë të ditur se ushtria ukrainase ka goditur një objekt të naftës në rajonin Samara të Rusisë, disa ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i bëri presion Ukrainës që të ndalojë sulmet ndaj objektivave energjetike në territorin rus.

Në një deklaratë, Zelenskyy ka falënderuar forcat ukrainase për sulmet e kryera ndaj objektivave ruse.

“Falënderoj të gjithë mbrojtësit tanë që po punojnë për ta kthyer këtë luftë të sëmurë të Rusisë atje nga ka ardhur”, ka thënë Zelenskyy.

Ai ka bërë të ditur se gjatë ditës janë goditur disa objektiva të tjera, raporton The Guardian.

“Sot kemi gjithashtu rezultate të rëndësishme nga goditjet tona në thellësi. Është goditur një objektiv në Detin e Zi, si dhe një objekt në rajonin Oryol, i cili përdorej për lëshimin dhe ruajtjen e dronëve sulmues”, ka deklaruar ai.

Zelenskyy tha se është goditur gjithashtu një objekt nafte në rajonin Samara dhe një depo furnizimi për forcat ruse në rajonin Bryansk.

“Këto janë pikërisht lloji i përgjigjeve të drejta që na nevojiten tani. Ne do të vazhdojmë t’ia kufizojmë Rusisë aftësinë për ta vazhduar këtë luftë”, ka thënë presidenti ukrainas.

Të fundit nga rubrika