Mavraj nga protesta: Sa herë që kombi është në rrezik, dalim përmbi fe e përmbi parti

Profesori dhe gazetari Muhamet Mavraj ka thënë se protestat e studentëve dhe qytetarëve në periudha të rëndësishme të historisë së Kosovës kanë shërbyer për t’i bashkuar njerëzit, pavarësisht dallimeve politike dhe fetare.

Duke folur për protestat e vitit 1997, Mavraj tha se ato erdhën si pasojë e dështimit të politikës, ndërsa theksoi rolin e rinisë në reagimin ndaj situatave të tilla.

“Sa herë që kombi është në rrezik, do të dalim përmbi fe e përmbi parti. Sepse më të parën parti e kemi shqiptarinë dhe më të parën fe e kemi shqiptarinë. Në ’97-ën ka qenë pasojë e dështimit të politikës. Nuk ka qenë mania jonë për të dalë për të protestuar, por për këtë punë është rinia. Për këtë punë është edhe sot, për këtë punë do të jetë edhe nesër”, ka thënë Mavraj.

Ai për aktgjykimin në Hagë ka thënë se, pavarësisht asaj që ka ndodhur, qytetarët duhet të vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar.

“Kam menduar që 30-vjetori do të jetë më fitimprurës se ky. Por ja që ndodhi ajo që ndodhi atje në Hagë, jemi këtu, çka ka thënë Zoti mirë se ka ardhur e përballojmë edhe këtë. Por mos u gëzonit shumë ata që janë gëzuar, edhe mos u pikëlloni shumë këta që jeni hidhëruar, sepse jemi këtu”, ka shtuar ai.

Mavraj ka përmendur edhe protestat e vitit 1997 në shtatë qytete të Kosovës, duke thënë se mobilizimi i qytetarëve në atë kohë pati rëndësi edhe për zhvillimin e arsimit universitar pas luftës.

“Një milion shqiptarë kemi qenë në këmbë atë ditë dhe miliona të tjerë anë e mbanë trojeve shqiptare e në diasporë. E këto shtatë qytete, kjo e djeshmja që po e mbrojmë sot, ndërtoi shtatë universitete”, ka deklaruar Mavraj.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika