Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Izraelit dhe Kosovës, e vlefshme për xhiron e tretë të Grupit B3 në Ligën e Kombeve.
Përzgjedhësi Franco Foda ka lënë në stol dy prej futbollistëve kryesorë të Kosovës, Edon Zhegrovën dhe Vedat Muriqin.
Muriqi ishte në dyshim për këtë ndeshje për shkak të lëndimit të pësuar, ndërsa tash është konfirmuar se nuk do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë.
Kosova hyn në këtë përballje me tri pikë, pas fitores ndaj Irlandës dhe humbjes nga Austria, ndërsa Izraeli ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para.
Ndeshja zhvillohet sonte në Debrecen të Hungarisë, me fillim nga ora 20:45.
