Kurti pret në takim ambasadorin e ri të Francës, François Huchet

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Francës, Jean-François Huchet.

Duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re, Kurti vlerësoi zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve dypalëshe dhe rezultatet konkrete që kanë rritur bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Francës, njofton Dukagjini.

Siç bën të ditur Zyra e Kryeministrit, në takim u diskutua për vazhdimin e këtij momentumi dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, me theks të veçantë në Lojërat Mesdhetare 2030, si dhe në fusha si infrastruktura, teknologjia dhe energjia.

Po ashtu thuhet se u diskutua gjithashtu për rrugën evropiane dhe proceset integruese teksa Kurti theksoi rëndësinë e mbështetjes së mëtejme të Francës për avancimin e Kosovës në këto procese.

“Kryeministri Kurti i uroi ambasadorit Huchet mandat të suksesshëm në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë gjatë mandatit të tij”, thuhet në njoftim.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika