Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur të premten një mbledhje të jashtëzakonshme dhe të mbyllur për media, ku në rend dite ishte performanca e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj.
Mbledhja u mbajt një ditë pasi një raport e renditi Prokurorinë Speciale me efikasitetin më të dobët ndër prokuroritë e vendit.
Sipas informacioneve të siguruara nga Dukagjini, gjatë kësaj mbledhjeje anëtarët e KPK-së kanë votuar për shkarkimin e Blerim Isufajt nga detyra e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.
Pas shkarkimit, Isufaj pritet të rikthehet në detyrën e prokurorit në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Ndërkaq, në të njëjtën mbledhje, Dren Paca është caktuar ushtrues i detyrës.
KPK-ja mbledhje të jashtëzakonshme për Isufajn, IKD bën thirrje që të mos veprohet si me Kelmendin