Gjini për shkarkimin e Isufajt: Hap i madh drejt totalitarizmit

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas shkarkimit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, duke e cilësuar këtë vendim si një ndër veprimet më të gabuara të qeverisë.

Gjini vlerëson se me këtë vendim Kosova ka bërë ‘një hap të madh drejt totalitarizmit’, duke e kritikuar mënyrën e qeverisjes dhe raportin e pushtetit me institucionet e drejtësisë, njofton Dukagjini.

“Shkarkimi i Kryeprokurorit të Speciales është një ndër veprimet më të gabuara të këtij regjimi! Kosova bëri edhe një hap të madh drejt totalitarizmit. Tashmë, për herë të parë që prej kohës së komunizmit, Kosova qeveriset nga një kastë me tipare të pastra të një regjimi totalitar. Nga slogani “hajnat në burg“ përfundoi te “hajnat nën mburojën e pushtetit“. Kosova ka mjaftueshëm njerëz të ditur dhe patriotë. Populli i Kosovës do ta rikthejë qeverisjen demokratike e të përgjegjshme dhe do ta rivendosë sundimin e ligjit.
Por kjo duhet të ndodhë shpejt. Koston e kësaj mënyre të qeverisjes për një kohë do ta paguajnë qytetarët tanë. Por kjo kastë do të përfundojë keq, pashmangshëm”, ka shkruar Gjini.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika