Deri 500 shkolla në Francë mund të mbeten të mbyllura të hënën pas protestave të studentave

Deri në 500 shkolla të mesme në Francë mund të mbeten pjesërisht ose plotësisht të mbyllura të hënën, pas një jave protestash të studentave, gjatë të cilave pati përleshje mes policisë dhe protestuesve.

Ministri francez i Arsimit, Edouard Geffray, tha se mësimi do të jetë “plotësisht ose pjesërisht i pezulluar” në disa shkolla për shkak të trazirave.

Sipas tij, që nga fillimi i protestave, 24 shkolla janë djegur ose dëmtuar rëndë.

Të paktën 5 mijë persona, kryesisht adoleshentë, janë arrestuar, ndërsa dhjetëra persona, përfshirë nxënës dhe mësues, janë lënduar, raporton The Guardian.

Protestat nisën javën e kaluar në rajonin e Parisit dhe më pas u përhapën në të gjithë vendin. Nxënësit kanë protestuar për kushtet në shkolla, përfshirë mbipopullimin e klasave, mungesën e mësuesve dhe gjendjen e amortizuar të ndërtesave.

Në disa raste, protestat janë përshkallëzuar në përleshje dhe incidente të dhunshme. Protestuesit janë parë me maska duke ndezur zjarre në rrugë, ndërsa në videot e publikuara në rrjetet sociale shihen policë duke përdorur shkopinj ndaj nxënësve.

Sindikatat e mësuesve kanë bërë thirrje për grevë, ndërsa protesta të tjera janë paralajmëruar edhe për të martën.

Shefi i Policisë së Parisit, Patrice Faure, u ka bërë thirrje nxënësve që t’i japin fund bllokadave të shkollave dhe të rikthehen te format paqësore të protestës. Ai ka paralajmëruar gjithashtu prindërit për ndikimin e mundshëm të personave që i përshkroi si “protestues profesionistë”.

Autoritetet franceze kanë paralajmëruar se situata është përkeqësuar dhe se protestat kanë dalë “jashtë kontrollit”.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika