Hamza: Jam optimist se të gjithë deputetët do ta përkrahin Projektligjin për Specialen

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se pret që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës ta përkrahin të hënën Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Hamza ka bërë të ditur se PDK-ja ka zhvilluar një mbledhje të përbashkët të Grupit Parlamentar dhe Kryesisë së partisë, ku është diskutuar edhe për seancën e së hënës.

“E dini qysh janë dinamikat dhe nesër në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të jetë ligji për plotësim-ndryshimin për Dhomat e Specializuara”, ka deklaruar Hamza para mediave.

Ai ka thënë se ky projektligj është iniciativë e PDK-së dhe se ka marrë edhe mbështetjen e Qeverisë, duke plotësuar kështu kushtet për t’u proceduar në Kuvend.

“Kjo është një iniciativë ligjore e Partisë Demokratike të Kosovës, por e përkrahur masivisht edhe nga qytetarët e Republikës së Kosovës, për çka dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për përkrahjen e këtij projektligji. E ka marrë miratimin edhe nga Qeveria dhe tash i plotëson të gjitha kushtet që të procedohet në Kuvend”, ka thënë ai.

Hamza është shprehur optimist se projektligji do të marrë mbështetjen e të gjithë deputetëve dhe u ka bërë thirrje atyre që ta votojnë.

“Nesër jam optimist se ligji do ta përkrahin të gjithë deputetët dhe i lus dhe i ftoj të gjithë deputetët që të jenë në mbështetje të këtij projektligji”, ka deklaruar Hamza.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika