Haradinaj dhe deputetë të Aleancës i bashkohen protestës

Ish-kreu i Aleancës dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i është bashkuar protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Haradinaj është parë në mesin e protestuesve së bashku me disa deputetë të tjerë të Aleancës, të cilët kanë marrë pjesë në protestën e zhvilluar pas tensioneve të krijuara gjatë mbrëmjes.

Protesta në Prishtinë është shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe Policisë, ndërsa në disa pjesë të sheshit është përdorur gaz lotsjellës.

Të fundit nga rubrika