Protestuesit janë grumbulluar sërish në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas tensioneve që u shënuan gjatë mbrëmjes.
Forcat policore kanë lejuar qytetarët që të afrohen drejt objektit të Qeverisë së Kosovës, ndërsa një numër i konsiderueshëm protestuesish janë mbledhur në zonën përreth.
Më herët, situata në shesh ishte tensionuar, ku pati hedhje të mjeteve piroteknike dhe ndërhyrje të Policisë me gaz lotsjellës.
Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në qendër të Prishtinës, ndërsa situata aktualisht është më e qetë, pas tensioneve të mëparshme.