Haziri i drejtohet Kurtit: Do të jemi këtu derisa kërkesa jonë të marrë përgjigje

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë, duke kërkuar që qytetarët të bashkohen pa dallime politike.

Haziri tha se protesta është në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sipas tij, nuk mund të trajtohet si çështje e pazareve politike.

“Ejani në shesh, pa dallime partie, pa dallime bindje politike, pa dallime mes nesh. Kjo protestë është për UÇK-në, për gjakun e derdhur për liri, është për historinë tonë, e cila nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet si çështje e pazareve politike”.

“Për ne, ky ligj është emergjencë, kjo protestë nuk është e një partie, kjo protestë nuk është e një grupi, nuk është pronë e askujt”, tha ai.

Haziri iu drejtua edhe kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se protestuesit kanë qëndruar në shesh për 21 ditë dhe do të vazhdojnë të jenë aty derisa kërkesa e tyre të marrë përgjigje.

“Kryeministër, ne jemi këtu, kemi qëndruar dje këtu, kemi qëndruar që 21 ditë dhe do të vazhdojmë të jemi këtu derisa kërkesa jonë të marrë përgjigje. Ne kemi një kërkesë të qartë, votojeni Ligjin për Dhomat e Specializuara, votoje Ligjin për UÇK-në”, u shpreh Haziri.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika