Kurti: PDK-ja të garantojë votën për Konjufcën ose Rushitin, ne votojmë të parët Ligjin për Specialen

Kryeministri Albin Kurti ka bërë një ofertë të re për Partinë Demokratike të Kosovës për tejkalimin e krizës institucionale, duke propozuar që në një seancë të Kuvendit të votohen edhe Projektligji për Dhomat e Specializuara, edhe presidenti i vendit.

Kurti u shpreh se PDK-ja kishte refuzuar ofertën për mbështetjen e kandidatit Bekim Sejdiu, ndërsa shprehu bindjen se Sejdiu do të rikthehej në garë në rast të një përgjigjeje pozitive nga PDK-ja, njofton Dukagjini.

Ai përmendi edhe dy emrat e tjerë që, sipas tij, janë aktualë për postin e presidentit – Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin.

“PDK-ja refuzoi ofertën tonë që të mbështesim profesor, Bekim Sejdiu, e unë besoj se në rast të përgjigjes së tyre pozitive, profesori Sejdiu do të kthehej. Përvec tij, natyrisht i kemi edhe dy emra të cilët në këtë vit i kemi prezuantuar si kandidat për president, Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti, e të cilët po ashtu janë aktual nëse ka interesim nga opozita”, u shpreh Kurti.

Kurti, mes tjerash, u shpreh se meqë nuk ka arritur ta takojë kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, ai po i kërkon këtij të fundit që të deklarohet publikisht sonte dhe të zotohet se i gjithë grupi parlamentar i PDK-së do të marrë pjesë në votimin për president.

Në këmbim, Kurti tha se deputetët e LVV-së janë të gatshëm ta votojnë menjëherë në lexim të dytë Projektligjin për Dhomat e Specializuara, nëse PDK-ja vlerëson se nuk përbën problem mosrespektimi i afatit prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve.

“Propozimi ynë më i ri është ky meqë nuk po arrij ta takoj kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, le të del publikisht sonte dhe le të zotohet që i gjithë grupi parlamentar i PDK-së merr pjesë me votë në zgjedhjen për president dhe ne pas zotimit të tyre menjëherë po ua votojmë edhe leximin e dytë nëse ata mendojnë se nuk përbën problem mosrespektimi i afatit prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve. Pra, ne ua votojmë projektligjin për Gjykatën Speciale paraprakisht e mandej sonte menjëherë votimi për president, Glauku ose Feridja. Pra, një seancë Kuvendi me dy pika”, u shpreh Kurti.

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika