Eksperti paralajmëron qytetarët: Mos bini pre e profileve që nxisin trazira – pretendohet se ekstremistë serbë po presin eskalimin

Një paralajmërim për qytetarët është bërë lidhur me profile dhe grupe në rrjetet sociale që, sipas pretendimeve të publikuara, po përpiqen të nxisin tensione dhe përshkallëzim të situatës në Kosovë.

Eksperti i sigurisë, Halil Berisha në një reagim në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e profileve të dyshimta apo thirrjeve për dhunë.

Sipas tij, bëhet fjalë për grupe që pretendohet se kontrollohen nga Beogradi dhe komunikojnë përmes aplikacioneve të mesazheve.

Berisha ka publikuar disa biseda që pretendohet se janë zhvilluar në këto grupe, ku shfaqen thirrje për përshkallëzim të situatës dhe përdorim të mjeteve të ndryshme kundër protestuesve apo institucioneve.

Eksperti Berisha paralajmëron qytetarët që të tregojnë kujdes ndaj provokimeve, veçanërisht ndaj profileve anonime dhe thirrjeve që synojnë të nxisin trazira.

“Mos bini pre e provokimeve, as të profileve falso e as atyre me fytyrë që po bëjnë thirrje për trazira e dhunë”, thuhet në reagimin e tij.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika