Avokatët kërkojnë ruajtjen e provave pas ekzekutimit të dështuar të të dënuarës me vdekje në SHBA

Avokatët e të dënuarës me vdekje në SHBA, Christa Pike janë paraqitur sot në gjykatë, ku po kërkojnë nga një gjykatës që shteti i Tennessee-t të ruajë të gjitha provat që lidhen me ekzekutimin e saj të dështuar javën e kaluar.

Kërkesa urgjente e ekipit ligjor të Pike mund të shërbejë si bazë për një padi të mundshme të ardhshme kundër shtetit, lidhur me mënyrën se si u zhvillua ekzekutimi.

Në seancën gjyqësore pritet të shqyrtohen me kujdes momentet kryesore të ekzekutimit dhe mënyra se si u administrua procedura.

Avokatët e Pike kanë deklaruar se ajo është tashmë “e vetëdijshme dhe duke folur” dhe se vazhdon të marrë trajtim mjekësor, pasi mbijetoi pas administrimit të dy dozave vdekjeprurëse të pentobarbitalit, raporton BBC.

Pike u dënua me vdekje pasi u shpall fajtore për vrasjen e Colleen Slemmer në vitin 1995.

Pas përfundimit të seancës së sotme gjyqësore, ekipi ligjor i Pike pritet të mbajë edhe një konferencë për media.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika