A nisi Qeveria punën për strategjinë shtetërore për Hagën?

Por, në Prishtinë insistohet që tashmë pos votimit të Ligjit duhet urgjentisht të vazhdohet me hartimin e një Strategjie shtetërore për betejën juridike në shkallën e dytë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Pos ligjërisht, efektet duhet të trajtohen edhe në aspektin diplomatik e politik.

 

Pas dhjetëra takimeve e bisedimeve Projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Hagës kaloi edhe në lexim të dytë dhe tani pret vetëm dekretimin e Presidentes.

Krahas kësaj, vet kryeministri Albin Kurti deklaroi se për betejën juridike ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë duhet strategji shtetërore.

Por, si duhet të procedojë tutje Qeveria për hartimin e një Strategjie për të zbutur efektin e vendimit të Dhomave të Specializuara të Hagës?

Ndonëse dënimi është i shkallës së parë, ai mund të ndryshoj në shkallën e dytë, në Apel.

Kësisoj, që verdikti të jetë ndryshe po kërkohet angazhim maksimal i institucioneve.

“Një element është jashtëzakonisht i rëndësishëm të theksohet që pala mbrojtëse ka mundësi të paraqesë edhe prova shtesë të cilat kundër argumentojnë konstatimet në aktgjykim dhe pikërisht në këtë drejtim krahas aspektit politik për sa i përket çështjes së strategjisë shtetërore në Apel duhet me u angazhu maksimalisht në kundër argumentim të konstatimeve”, ka theksuar Ardian Bajraktari, avokat.

Por, cili është plani i Qeverisë dhe a është nisur puna për këtë strategji shtetërore?

Aktgjykimi i plotë dënues ndaj katërshes së UÇK-së, nuk është bërë ende publik nga Dhomave të Specializuara të Kosovës./TVDUKAGJINI

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika