Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Ferizajt, pas konstatimit të parregullsive sa i përket masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Sipas njoftimit gjatë inspektimit, janë evidentuar mangësi në zbatimin e masave të nevojshme për krijimin e kushteve të sigurta për punë, njofton Dukagjini.
Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.