yeministri Albin Kurti ka pritur të premten pasdite në takim Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.
Gjatë takimit, Tërnava e uroi Kurtin për zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës presidente të Kosovës, duke vlerësuar se ky proces shmangu mbajtjen e zgjedhjeve të katërta parlamentare në më pak se dy vjet dhe mundësoi kthimin drejt stabilitetit institucional.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, ecurinë e projekteve të përbashkëta, solidaritetin, humanizmin qytetar dhe vlerat shoqërore e kombëtare.
Po ashtu, temë e diskutimit ishte situata politike dhe zhvillimet në rajon e më gjerë, si dhe aktgjykimi i shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi, si dhe për angazhimet në vijim për sukses në procesin e apelit kundër këtij aktgjykimi, të cilin e cilësuan si të padrejtë dhe të pasaktë.
Në fund të takimit, Kurti shprehu mirënjohje dhe falënderime për rolin konstruktiv dhe kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame të Kosovës për popullin e Kosovës.