Vrasja në Livoç të Ulët, familja e viktimave shpreson në drejtësi

Familja e dy viktimave vëlla e motër rreth 30-vjeçarë, që u vranë dje në Livoç të Ulët të Gjilanit, të shtunën kanë hapur të pame në vendlindjen e tyre, në Pozhoran të Vitisë. Prapa kamerës, familjarët thanë se shpresojnë që drejtësia të zbardhë rastin, derisa zyrtarisht nuk dihen akoma motivet e tij. Personi që mbeti i plagosur po trajtohet në Mjekim Intensiv në QKUK, kurse ndaj të pandehurit, që dyshohet për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, akoma nuk është caktuar masa e sigurisë.

Dhimbjen që kanë po mundohen t’ua lehtësojnë miqtë që po u shkojnë për krye shëndosh.

Familja e Nafije e Egzon Bogujevcit që u vranë pasditen e së premtes në Livoç të Ulët të Gjilanit, tashmë kanë hapur të pame.

Ndonëse dhimbjen e kanë të madhe, familjarët besojnë në drejtësi.

“Për shkak të gjendjes së rënë emocionale, familja e të dy viktimave këtu në Pozheran të Vitisë nuk ka qenë e gatshme të flas para kamerës. Familjarët thanë që presin nga organet ta zbardhin rastin”.

Pikërisht organet e drejtësisë tashmë kanë nisur hetimet, ku dje kanë bastisur tri prona të Valon Ramushit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Nafijes dhe vëllait të saj Egzonit dhe si dhe plagosjen e Mazllumit, familjarit të viktimave.

“Me urdhër të prokurorit janë kryer bastisje në shtëpitë dhe pronat e te dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata me leje të skaduar, një pistoletë pa leje, një armë pneumatike, 520 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe 1600 diabolla te pushkës pneumatike. Gjithashtu si prova materiale janë sekuestruar edhe disa telefona celularë dhe DVR të kamerave”.  – POLICIA E KOSOVËS

Ndërkohë, 48vjeçari që u plagos, trajtimin po e vazhdon në Mjekimin Intensiv në QKUK.

“Lëndimet kryesisht kanë qenë në regjionin e barkut të cilat kanë prekur organet e brendshme dhe kjo ka qenë arsyeja që është dashur një intervenim urgjent. Për momentin vazhdon të jetë i fjetur me barna dhe i kyçur për aparature dhe po vazhdon trajtimin me barna dhe mund të them që gjendja e tij po vazhdon edhe me tutje të jetë e rënd”, ka thënë Shaqir Uka, Shef i Mjekimit Intensiv, QKUK.

Siç merr vesh, televizioni kërkesa për paraburgim ndaj të dyshuarit pritet të parashtrohet të dielën në Gjykatën Themelore të Gjilanit.

I dyshuari, sipas Prokurorisë, nuk ka të kaluar kriminale dhe nuk ka pasur ndonjë rast të raportuar për dhunë në familje.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika