Partia e Unitetit Ruso-Serb ka njoftuar se ka marrë bekimin e patriarkut të Moskës dhe të gjithë Rusisë, Kirill.
Kryetari i kësaj partie, Rade Saviq, tha se fjalët e kreut të Kishës Ortodokse Ruse, i cili i ka uruar partisë të jetë “urë lidhëse mes dy popujve dhe shteteve vëllazërore dhe që kjo lidhje të mos ndërpritet kurrë”, përbëjnë një amanet dhe detyrim moral, raporton mediumi serb Danas.