Bjere kerrin që e ki – bonu me Dacia t’ri!

Me ofertën e fundit të Auto Mitës, vetura që e vozit aktualisht mund të shërbejë si pjesë e pagesës për një Dacia të re, ndërsa diferencën mund ta paguash CASH ose me KREDI.

Pa pasur nevojë të merresh me shitjen e veturës, mjafton ta sjellësh te Auto Mita, ku bëhet vlerësimi i saj dhe shuma e përcaktuar llogaritet në çmimin e modelit të ri.

Në këtë ofertë përfshihen Dacia Sandero Stepway, Duster dhe Bigster.

Dacia Sandero Stepway – nga 16,990€ ose 155€/muaj

Për ata që kërkojnë një veturë praktike për përditshmëri, Dacia Sandero Stepway Essential TCe 110 KF vjen me motor 110 KF dhe ndërrues manual me gjashtë shpejtësi.

Modeli është i pajisur me ekran multimedial 10.1 inç, Apple CarPlay dhe Android Auto, drita Full LED, sensorë parkimi prapa dhe klimë manuale. Për siguri shtesë, përfshin frenim automatik emergjent dhe asistencë për mbajtjen e vijave të rrugës.

Dacia Duster – nga 22,990€ ose 183€/muaj

Nëse preferon një SUV me hapësirë dhe komoditet për qytet e udhëtime më të gjata, Dacia Duster Expression ECO-G 120 KF Automatik EDC ofron motor 120 KF dhe ndërrues automatik EDC.

Falë mundësisë së përdorimit të LPG-së, shpenzimet e deklaruara janë rreth 4€ për 100 kilometra. Duster vjen me ekran multimedial 10.1 inç, Apple CarPlay dhe Android Auto, drita Full LED, sensorë parkimi me kamerë prapa, frenim automatik emergjent dhe fellne alumini 16 inç.

Dacia Bigster – nga 29,990€ ose 240€/muaj

Për familjet dhe ata që kërkojnë më shumë hapësirë e teknologji, Dacia Bigster Expression 1.8 Full Hybrid 155 KF Automatik sjell një kombinim të komoditetit dhe efikasitetit.

Me teknologjinë Full Hybrid, ky model mundëson deri në rreth 80% vozitje elektrike në qytet, sipas të dhënave të ofertës. Bigster përfshin ndërrues automatik, ekran multimedial 10.1 inç, Apple CarPlay dhe Android Auto, drita Full LED, klimë automatike me dy zona, sensorë parkimi prapa, asistencë për mbajtjen e shiritit, çelës inteligjent dhe fellne alumini 18 inç.

Para se ta nxjerrësh kerrin në shitje, bjere te Auto Mita!

Me këtë ofertë, Auto Mita u mundëson klientëve ta shfrytëzojnë vlerën e veturës aktuale për blerjen e një Dacia të re, duke zgjedhur mënyrën e pagesës që u përshtatet.

Pavarësisht nëse zgjedh Stepway, Duster apo Bigster, të tri modelet vijnë me 10 vjet garancion.

Zgjedhe Dacia-n që të pëlqen dhe informohu për mundësitë e pagesës.

Për më shumë informata ose për një test-drive, vizito showroom-in Auto Mita ose kontakto në 045 600 999 dhe 0800 30 333.

Më shumë në www.automita.com.

Kushtet e vlerësimit të veturës, financimit dhe garancionit konfirmohen nga Auto Mita.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika